Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS që ai e cilëson ilegale në rrugën “Marko Boçari” mes tij dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Belind Këlliçi tha për mediat se në momentin përpara se të vinte policia, personat brenda zyrës me çanta në kurriz janë larguar me shpejtësi, teksa Erion Braçe nuk tregon se kush janë ata.

Sipas Këlliçit në zyrë ka dokumente, kompjuterë dhe telefona dhe ngre shqetësimin se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Task Forca e SPAK për krimet zgjedhore.

“Ka ardhur policia dhe kërkoj të shoh vendngjarjen. Unë i them që ikën njerëzit me vrap. Brace thotë që kjo është zyra dhe këta janë njerëzit e mi. Dhe kur e pyetën kush janë njerëzit që ikën më vrap thotë nuk i njoh le ti gjejë Belindi. Kjo është një zyrë e paligjshme, të këqyren telefonat dhe pajisjet elektronike. SPAK-ut i kemi telefonuar dy herë. Nuk u përgjigj, nuk ka një qëndrim. Nëse nuk ka një krim zgjedhor përse këta persona ikën me vrap. Unë i njoh emër për emër të gjithë ata që janë pjesë e fushatës së PD. Përse kishte harta, përse kishte lap top”, tha Këlliçi. m.p.

Të fundit

Taulant Balla flet për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar...

Përplasja në KZAZ e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve...

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe e 'Shkodra Elektronike' ka zgjedhur të jetë diskrete për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli...

Shuhet pediatri i njohur i QSUT/ Humbi jetën teksa i shërbente fëmijëve të sëmurë

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (14 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj. Ikja e mjekut nga kjo...

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori (EMRI)

Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar,...

Lajme të tjera

Web TV