“Erdha në Durrës sepse di që këtu ka banda”, ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvo Gonzato, është ndalur në këtë të diel zgjedhjesh në Prokurorinë e Fierit.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato u shpreh se është duke kryer një vëzhgim formal zgjedhor dhe se ndodhet në terren për të parë nga afër mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimeve. Ai theksoi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare.

“Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit.

Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetëm në Tiranë”, tha Gonzato, teksa më tej u shpreh se para se të ndalej në qytetin e Fierit kishte shkuar në Durrës pasi dhe aty kishte informacione mbi aktivitetin e bandave.

“Isha në Durrës isha, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, tha Gonzato.

Ndërkohë që paralelisht me ambasadorin e BE-së, në Vorë doli në një komunikim për mediat një përfaqësues i Asamblesë Parlamentare të OSBE. Ai theksoi se ndërmombëtarët janë duke monitoruar këtë proces zgjedhor, ndërkohë që më tej u shpreh se vendi ynë ende nuk ka implimentuar rekomandimet e OSBE.

Lexo edhe :  Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

“Ne jemi një organziatë ndërkombëtarë. Asambleja Parlamentare të OSBE dhe ajo që mund të themi aktualisht me procesin zgjedhor themi se disa nga rekomandimet e shkuara nuk janë implimentuar nga adminsitrata zgjedhore dhe këtu përmendim dy nga rekomandimet që nuk janë zbatuar, Mund të përmendim një nga rekomandimet tona i cili është votimi nga jashtë, por disa të jtera nuk janë përmbysur”, tha ai ndër të tjera. m.p.

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV