Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur së fundmi me pamje të re, ku vërehet qartë se ka kryer një mbjellje flokësh ndërsa kryen dënimin në burg.
Gazetari Mero Baze, në një reagim ironik në rrjetet sociale, ka ngritur një pyetje se si mund të ketë ndodhur mbjellja e flokëve.
Ai vijon duke e lidhur rastin me atë të Erion Veliajt, i cili është marrë i pandehur për një status në Facebook nga burgu.
”Jam kurioz si ka funksionuar kjo mbjellja e flokëve të Salianjit. A ka shkuar ky në klinikë apo ka shkuar klinika në burg?
Se Erion Veliaj është marrë i pandehur për statuse në Facebook nga burgu. Pyes, meqë ka dalë fjala që burgjet janë nën kontroll”, shkruan Baze./E.T