Humbin 500 fletë votimi në një QV në Fier, gjenden vetëm 47

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë e pazakontë është shënuar këtë mëngjes në Qendrën e Votimit 3134/01 në shkollën “Kostandin Peto” në Fier, pjesë e KZAZ 59, ku janë raportuar të mungojnë rreth 500 fletë votimi.

Sipas informacioneve të para, në këtë qendër janë regjistruar në sistem si të dërguara 547 fletë votimi, por në vend janë gjetur vetëm 47. Diferenca prej 500 fletësh përbën një shqetësim serioz për integritetin e procesit zgjedhor në këtë zonë

Autoritetet zgjedhore janë njoftuar për ngjarjen dhe pritet të nisë një hetim i menjëhershëm për të sqaruar rrethanat dhe për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fletët e munguar.

Kjo ngjarje vjen në një ditë votimi që deri tani ka qenë kryesisht e qetë, me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në të gjithë vendin./e.t

Të fundit

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Lajme të tjera

Web TV