Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin, pas ndarjes me modelen Arbenita Ismajli, ai ka bërë një veprim që ka ngjallur dyshime të forta për një tjetër ndarje. Fero ka hequr nga lista e ndjekjeve në rrjete sociale Nitën – një shenjë që për shumë ndjekës dhe media është interpretuar si sinjal për fundin e kësaj lidhjeje.

Pas ndarjes nga Arbenita – me të cilën ka një vajzë, Ninën –reperi iu përkushtua ndaj fesë islame dhe shpalli një fillim të ri si njeri dhe si artist. Në atë kohë, ai shprehej publikisht për dashurinë e madhe që kishte për gruan e tij të re dhe për besimin e përbashkët që i lidhte. “Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, kishte deklaruar ai.

Madje reperi kishte thënë se do të publikonte edhe “diss-e për romantizëm” dhe u duk se kishte lënë pas të kaluarën dhe jetën si artist.

Por tani, me rikthimin në muzikë dhe me veprime të dyshimta në rrjetet sociale, fansat pyesin nëse Fero po përjeton një tjetër krizë në jetën e tij personale. Nga ana tjetër, kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën pati një marrëdhënie të komentuar dhe shpeshherë të trazuar, sidomos për shkak të përplasjes për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero kishte pohuar publikisht se Arbenita nuk i lejonte takimet me vajzën, gjë që e kishte shndërruar situatën në një përballje të zgjatur në publik.

Lexo edhe :  “Nicola iku nga dhoma duke qarë", Victoria Beckham prishi dasmën e djalit të saj Brooklyn

Ndërsa për momentin, as Fero dhe as Nita nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tyre aktuale, publiku mbetet në pritje të konfirmimeve – apo mohimeve – nga çifti./E.Ç

Të fundit

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV