Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje zgjedhësve që ende nuk kanë dalë të votojnë, të shkojnë dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre.
Rama, teksa u shpreh se ishte te “komanda e përgjithshme”, ku mblidhen të dhënat e ecurisë së procesit, tha se votimi është detyre qytetare dhe patriotike”.
Rama: Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti tu them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë.
Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhen të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh.
Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike.
Kështu që votoni, votoni votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindet tuaja votoni./e.t