Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtënat me armë zjarri, të cilat u regjistruan më parë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Fushë-Milot, saktësisht në oborrin e shkollës nëntë vjeçare, 28 Nëntori.
Gjithashtu, dyshohet se ngjarja ka ndodhur mes dy fiseve, ku gjithçka ka nisur si një debat me fjalë mes Astit Lleshit dhe shtetasit Kastriot Përdodës.
Më pas gjithçka ka degraduar, pasi Përdoda ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër dhe ende nuk dihet nëse ka të plagosur.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave. m.p.