Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Celibashi, doli në një konferencë për mediat rreth orës 11:00 duke bërë një përmbledhje të situatës së procesit të votimit.
Ai theksoi se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat e votimit në vend. “Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8 përqind të qendrave të votimit të hapura me vonesë, deri rreth orës 08:00. Në 5 përqndind të qendrave të votimit ka rezultuar se nuk kanë qenë të pranishëm 7 anëtarët. Në 5 përqndind të qendrave të votimit kemi raportime se ka pasur tensione, ka ndërhyrë KQZ dhe më pas situata është stabilizuar.
Në 5 përqind të qendrave të votimit kemi mosrespektim të distancës prej 150 metrash nga individë që kanë votuar dhe qëndrojnë në këtë zonë”, tha Celibashi.
Sa i përket pjesëmarrjes, ai tha se deri në orën 11:00 ishte rreth 13,54 %. /e.t