Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Sali Berisha: PD do të bëjë të gjithë vlerësimet e saj. PD të gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Kësaj here ju që pyesni mjafton të lexoni kriteret, nëse mbillen dhjetëra mijëra kanabis për votë, nëse punësohen mijëra punonjës për votë, nëse siç e patë vetë, ju parë QV të rrethuara nga patronazhistë nga katër anë dhe zyrat ilegale të PS pranë QV të votimit, nëse patë faljen dy netë para të rreth 150 mln euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Po unë nuk jam këtu sot për këtë, unë i bëj thirrje qytetarëve të numërojnë çdo votë, le të tregojnë përgjegjësi para atyre që kanë votuar për çdo votë, ky është qëllimi ynë.

Jeni dëshmitarë sepse këto që thashë unë katër prej tyre janë me vendime qeverie. Janë shkelur në mënyrën më të pa mëshirë, Xhabaftat, Suel Çela etj që nuk ka asgjë këtu të fshehtë, pra në këto kushte nuk ka njeri që vë në dyshim këto që themi ne.
I kërkoj strukturave të PD , është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë./E.S

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV