“Është e trishtueshme dhe tronditëse”, John Legend flet për gjendjen e Kanye West

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

John Legend ka folur në një intervistë të botuar të shtunën nga “London Time” për marrëdhënien e tij me Kanye West dhe për “rënien” që ai ka pësuar.

“Kur u takuam në fillim të viteve 2000, Kanye ishte shumë i apasionuar, shumë i talentuar dhe kishte ëndrra të mëdha, jo vetëm për veten e tij, por për të gjithë përreth tij. Ai kishte shumë optimizëm dhe kreativitet. Është e trishtueshme, ndonjëherë tronditëse të shohësh se ku ka përfunduar tani”, tha Legend.

Legend nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë diskografike të West, GOOD Music, në vitin 2004, dhe të dy u bënë miq të ngushtë. Ai kujtoi se si West u bë i famshëm pasi prodhoi albumin e Jay-Z në vitin 2001, The Blueprint, dhe si kjo e ndihmoi Legend të fitonte vëmendje si artist.

“Nuk pashë asnjë shenjë të asaj që po shohim tani – obsesionin me antisemitizmin. Është e dhimbshme të shohësh këtë rënie”, tha Legend. “Nuk mendoj se jemi të kualifikuar për ta analizuar psikologjikisht, por pas vdekjes së nënës së tij në vitin 2007, ndodhi një ndryshim i madh. Rënia e tij filloi atëherë dhe është përshpejtuar kohët e fundit”./E.Ç

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV