Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak të humbjes përballë Edi Ramës një tjetër justifikim.
Flamur Noka në statusin e tij thotë se administrata publike me urdhër të Edi Ramës u lëshuan si zagarë kundër popullit.
Noka shkruan pretendon se OSBE-ODIHR e ka thënë qartë në një raport se PS ka bërdorur burime shtetërore dhe ka intimiduar administratën.
Statusi i Nokës
Janë ata që rrinin oborreve të qendrave të votimit, duke mbajtur shënim kush hyri e kush doli, që dinë me kë ha e me kë pi, e që raportojnë për ty dhe familjarët e tu. Pjesa dërrmuese e tyre punon në administratën publike. Në mos vetë ata, rrethi i tyre i ngushtë. Nuk duan t’ia dinë për ligje, mjafton që #Rama t’i lëshojë si zagarë kundër popullit opozitar. Janë këta të zhveshur nga dinjiteti njerëzor, që mendojnë se hileja, spiunllëku dhe shkeljet me të dyja këmbët të të drejtave të qytetarëve, janë shërbim e devocion ndaj idhullit. m.p.