Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë.
Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”, informoi sot policia./e.t