Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

U votua! Sovrani foli!

U votua me dashuri. U numërua me emocione.

Tani nisin akuzat

Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata e ndjenin fitoren “që në bark të nënës”. Ndërsa të humburit… nuk ishin fare humbës, ishin “të manipuluar”, “të përgjuar”, “të vjedhur” e “të blerë”

Irinxhi. Lek i madh ka qarkulluar.

Ne, populli, tani jemi në fazën më të ëmbël: pritjen. Si fëmijët kur presin babagjyshin Vitit të Ri që ka premtuar që me karrocë e drerë do të sjellë  biçikletë edhe patina, por që në fakt sjell veç patatina.

Procesi zgjedhor mbaroi, e ai i numërimit filloi.

Proces me halle.

Dëgjoi kush deshte dhe votoi kush dëgjoi, por tani topi është në fushën e Kuvendit të Ri. E mezi po presim Qeverinë e Re — sepse, siç dihet, çdo qeveri e re vjen me energji të freskëta, premtime të mëdha dhe… kujtesë të shkurtër.

Ne, – Populli i Thjeshtë, – pretendojmë se ajo do jetë më e ndriçuar, më digjitale, më transparente – aq transparente, sa do shohim përmes saj drejtpërdrejt në tenderët e radhës.

Hë mor sa i shëmtuar ky cinizëm.

Dhe mezi po presim që të na rriten rrogat dhe pensionistëve pensionet, tamam si në Zvicër, por me kursimet e Malit të Zi.

Ky është kulmi. Mosbesim ka kuptim.

Te e fundit po përgatitemi të hujmë në BE. Dhe BE=-ja i ka ca si lart stekën. Ndaj shpresojmë që rroga minimale do bëhet maksimale, dhe pensionistët do shkojnë në… male, me pagesën mujore të sigurimeve shoqërore.

Shpresa vdes e fundit.

E shihni si është planifikuar gjithçka me detaje? Tani na duhet vetëm pak durim dhe ndonjë reklamë tjetër me tingull orkestral për të na kujtuar sa mirë do jemi nesër. Ose pasnesër. Ose ndoshta kur të mos kemi më dhëmbë për të ngrënë mishin e premtimeve.

A po ka proteza mor, që të marrin në qafë. Stomatologjia ka kapur majat sot.

Spitalet? Ah, më falni! Qendrat tona moderne të dhimbjes së organizuar do mbushen më në fund me pajisjet dhe ilaçet që mungonin. Jo më të kërkosh ilace e të të thotë sanitarja: “Shko bli vetë!” Tani një ndihmësmjeke zëvendësuese do të të thotë: “Prit dy javë, se janë porositur… që kur nisi fushata.”

Lexo edhe :  Plas sherri në Pogradec/ Eksponenti i PD godet komisionerin e PS në qendrën e votimit

Dhe ne presim me dinjitet. Se shqiptarët kanë duruar perandori mbi kurriz, e s’po s’durojnë dot ca ditë për një dozë antibiotiku.

Arsimi? Po si harrohet arsimi! Është premtuar që çdo shkollë do ketë laborator, çdo klasë do ketë “smart board”, dhe çdo mësues do të marrë trajnim, ose andej nga vendet nordike, ose në Zoom, varet nga buxheti. Librat falas për të gjithë – ndoshta edhe për ato lëndët që nuk janë më pjesë e kurikulave. Universitetet do bëhen inkubatorë të dijes, derisa studentët të kuptojnë që diploma shërben më shumë për fotokopje sesa për punësim.

Se pritet të futet IA në axhendë.

E mbi të gjitha, mezi po presim që SPAKU t’i hyjë punës me vrull e zemër, dhe t’i plasë në burg të gjithë të korruptuarit! Po, të gjithë! Edhe ata që janë aq të pastër sa lanë duart me sapor Rogozhine para se t’i fusnin në buxhet. Lista është gati, populli po numëron ditët, dhe burgjet po zgjerohen me sistemin e “shtrihu ku të gjesh vend”. Në vend të litarit, drejtësia do të vijë me dosje, pranga dhe një konferencë për shtyp.

Gjithçka mbyllet me një buzëqeshje.

Kështu pra. Ne kemi votuar. Tani ulemi në kolltukun e halleve tona dhe presim se sytë e mendjen nga ekrani i televizorit.

-Po japim Lajmet. Sot Qeveria e Re mori një vendim të rëndësishëm…

Në fakt vendimi i rëndësishëm do të merret më vonë. Kur të kalojnë të paktën 100 ditë.

Dhe ne presim.

Presim rrogën që s’na del, pensionin që s’na mban, mjekun që s’na jep shërbimin në kohë, policinë që nuk na mbron dot në kohë  dhe drejtësinë që…. vonon vendimet.

Por jemi të qetë. Sepse kemi qeveri të re. Dhe si çdo gjë e re në Shqipëri, edhe kjo vjen me garanci… derisa të vijë tjetra.

 

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV