Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike janë larguar nga procesi, duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit të votave.

Raportohet se përfaqësuesit e PD-së kanë denoncuar parregullsi në procesin e numërimit, të cilat sipas tyre cënojnë integritetin e zgjedhjeve. Ata kanë braktisur ambientet e KZAZ-së në shenjë proteste, ndërsa situata pritet të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk ndërhyhet për verifikimin e pretendimeve.

Largimi i përfaqësuesve të opozitës rrezikon të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, nëse konstatohet se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin zgjedhor.

Ndërkohë, autoritetet zgjedhore nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën e krijuar, por mësohet se janë duke vlerësuar hapat e mëtejshëm për të garantuar ligjshmërinë e procesit.

Sipas numërimit deri në këto momente, PS renditet e para me 2045 vota, e ndjekur nga PD me 1173, dhe e treta renditet Kolaicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 34 vota./e.s

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV