PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre për të vazhduar kursin e zhvillimit të vendit dhe nga përpëlitjet e Sali Berishës për t’i shpëtuar sanksioneve amerikane dhe britanike përmes pagesave korruptive dhe jo transparente.

Sipas një exit poll-i të parë nga Albania Post, socialistët mund të sigurojnë 79 mandate, nga të cilat 20 në Tiranë — një fitore e rëndësishme që konfirmon shumicën në kryeqytet, pavarësisht problemeve të shkaktuara nga arrestimi brutal i kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Exit poll-i sugjeron gjithashtu një fitore 5 me 2 në Berat, 6 me 4 në Korçë, si dhe një rezultat 8 me 4 në Vlorë.

Edhe pse rezultatet përfundimtare do të fillojnë të shfaqen pas mesnatës, duket se fituesi nuk është më enigmë — por vetëm thellësia e fitores.

Fushata dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve përbëjnë një leksion të hidhur për Partinë Demokratike, forca më e madhe opozitare, e cila e mbështeti fushatën e saj mbi shpresën për të amnistuar Sali Berishën dhe për të blerë të shkuarën e tij me miliona të pista — dhe jo mbi një alternativë të re për Shqipërinë.

E kapur peng nga familja Berisha, opozita shqiptare është sot në ditët e saj më të këqija. Jo vetëm për shkak të rezultatit, por për shkak të mungesës së shpresës për të ardhmen dhe mungesës së reflektimit për të reformuar Partinë Demokratike.

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje nga PD pavarësisht humbjes dhe se do të largohet vetëm “kur ta marrë Zoti”.

Kjo do të thotë se më keq se humbja e sotme për PD është e ardhmja e saj me një zaptues në krye, i cili është i vendosur ta mbajë peng për interesat e veta dhe të familjes së tij.

Lexo edhe :  Përse Këlliçi e teproi me Berishën?

Votimi nga ana tjetër është një mundësi reale për PD që të shkëputet nga trashëgimia e tij dhe të ringrihet me një lider të ri — kushdo qoftë ai — mjafton të mos jetë nën pushtetin e tij.

Por kjo mbetet për t’u parë.

Dështimi i Lulzim Bashës për të përballuar rikthimin e Berishës, si dhe kalimi i shumicës së deputetëve nga Basha tek Berisha, janë një sinjal i keq për mungesën e reflektimit brenda partisë.

Tani që ata kanë siguruar mandatet, është momenti të mendojnë edhe për një të ardhme reale për PD-në, duke bërë një betejë të vërtetë për ndryshimin e saj.

Ashtu siç tha vetë Berisha, mund të tentojnë ta shndërrojnë këtë humbje në një “Ditë Vere” të dytë për PD. PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Por për këtë nuk kanë pse të presin që ta marrë Zoti Berishën.

Sepse në këtë ritëm, mund të marrë më parë Partinë Demokratike.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV