‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “arenën zoologjike” të stileve të prindërimit, pranë “prindërve tigër” (të ashpër dhe konkurrues), shfaqen “prindërit panda”. Të butë, të pranishëm dhe ledhatar…por me një filozofi që shkon përtej përqafimeve të zakonshme. Këta prindër zgjedhin të mos kursehen në përqafime të ngrohta, të ëmbël dhe shumë të respektueshëm ndaj të vegjëlve të tyre human. “Prindi Panda”, nuk bërtet, nuk kërcënon në breshëri ndëshkimesh. Nuk ka shpërthime tipike autoritare por ai preferon dhe zgjedh të flasë, të shpjegojë dhe të dëgjojë. “Prindi Panda” karakterizohet nga durimi dhe prirja për të kuptuar dhe për të shpjeguar gjithçka. Kjo nuk ndodh se ai është një prind i dobët dhe lejues por sepse ai beson që pas çdo kapriçioje ka një arsye a nevojë për tu përmbushur.

E megjithatë, nuk duhen keqkuptuar cilësitë e këtij stili prindërimi. Kufijtë janë aty, pa diskutim, vetëm se ata vendosen me ëmbëlsi dhe jo me ashpërsi. Di të thotë “PO” kur mundet por di të thotë edhe “JO” kur është e nevojshme. Ata nuk ndërtojnë një xhungël me rregulla të ashpra por e kultivojnë respektin me shembullin, ditë pas dite, hap pas hapi. Sigurisht që nuk është e lehtë. Në një botë që gjithnjë e më shumë të shtyn në performanca perfekte që në kohën kur fëmijët janë në çerdhe, e të jesh një prind panda, duhet shumë kurajo, guxim e mbi të gjitha, shumë durim. Sepse rezultatet nuk ndjehen menjëherë: Ato rriten e përmirësohen ngadalë…ashtu si drutë e bambusë.

Por më e rëndësishmja është se një ditë ti gjendesh para një situate ku përballesh me fëmijë që di të flasë për emocionet e tij, që nuk ka frikë të bëj gabime dhe që nuk i mat fitoret e sukseset e tij me medalje. Të jesh një “Prind Panda”, nuk do të thotë të jesh një prind perfekt, por të zgjedhësh marrëdhënien para reagimeve, që të jesh në gjëndje të mbjellësh besim dhe të fitosh më pas pavarësinë./E.Ç

Të fundit

Nuk ishte profecia, por realiteti

Nga ARTUR  AJAZI Ndodhi ajo që pritej. Ndodhi ajo që kishte paralajmeruar Edi Rama edhe më parë, duke renditur fakte...

Përfundon numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Në Bashkinë e Poliçanit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit. Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë, me...

S’ka zëvendësues për numëruesit e PD, 3 KZAZ në Fier ndërpresin punën deri nesër

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin, duke u tërhequr. Sipas tyre, kjo gjë ka ndodhur pasi është një nevojë për çlodhje dhe...

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë…

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e...

Pas Vorës, Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi!

Në Bashkinë Rrogozhinës janë numëruar 56 kuti nga 56 që janë në total. Partia Socialiste fiton duke siguruar mbi 4864 vota pse 52.89 %. Pas PS, renditet Koalicioni Partia...

Lajme të tjera

Web TV