Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për qind të votave.
Ndërkohë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5713 vota ose 41, 83 për qind të votave. Pas shpalljes së rezultatit ka nisur festa në kampin socialist të fushatës në këtë qark.
Drejtuesi politik i PS në këtë qark Niko Peleshi e ka cilësuar një fitore historike që ka treguar rritje nga viti në vit të PS në këtë bashki.
“E dëgjuar rezultatin, është mbi 1200 vota PS në Devoll, është historike, është një grafik në rritje nga viti në vit. Bëmë një diferencë në të gjitha drejtimet, nuk dua ta shpall si triumf, për ne është një mandat pune; duhet ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda këtij mandati”, tha Peleshi./e.s