“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali “provokon” Flamur Nokën pas sherrit me votuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se PS fiton zgjedhjet.

Ajo ka deklaruar beson se Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë dhe bindëse, duke nënvizuar se rezultati i arritur është një tregues i qartë i mbështetjes së fortë që qytetarët i kanë dhënë kësaj force politike. Sipas saj, ky sukses është fryt i punës së palodhur dhe besimit që është ndërtuar gjatë viteve mes PS-së dhe qytetarëve të Tiranës.

Spiropali: Së pari, kjo është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë. Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por një realitet i prekshëm dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta realizuar.

Edhe pse këtu në Vorë rezultati elektronik duhej të kishte dalë që mbrëmë, dhe ky është qëndrimi ynë, ne investuam në numërimin elektronik në Vorë dhe në njësi 10, pikërisht për të dhënë rezultatin dhe për të vazhduar traditën e dhënies së rezultatit në kohë reale, ku Bashkia e Vorës do të kishte qenë Bashkia e parë që do të shpallte fitoren e thellë të PS, siç edhe rezulton nga ky numërim sot.

PS ka fituar në Vorë me një diferencë të thellë për shkak të punëve të mirë që kemi bërë këtu, jo vetëm me rindërtimin, por edhe me projekte të tjera të zhvillimit të infrastrukturës. Falë pnës së madhe në terren, PS është pranë qytetarëve cdo ditë të vitit, dhe ky rezultat refelkton këtë besim të madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë PS.

Kemi një diferencë shumë të thellë. Edhe pse kanë votuar më pak në Bashkinë e Vorës, PS ka një rritje në përqindje nga 2021 dhe partia ka një rënie serioze sin ë gjithë Shqipërinë dhe diferenca është thelluar.

Lexo edhe :  Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, sa maturantë ngelën, sa ishin ekselentë?

Mungesa e kundërshtarëve ne proces tregon që edhe konflikti i sitisur i djeshëm nuk kishte vërtetësi as bazë, por për të krijuar zhurmën e radhës, për shkak të dijenisë së tyre të plotë se cfarë rezultati të dobët do të merrnin në Vorë. Ata asnjëherë nuk i kanë kthyer sytë nga Vora, kanë ardhur vetëm dje për të bërë sherrnajën e radhës dhe përgjigjen e morën./e.t

Të fundit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin...

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve të Bashkuara në më shumë...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Lajme të tjera

Web TV