Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, zoti Gonxhja tha se ndjehet krenar që njerëzit e kanë besuar.

“Është një sukses i PS ky rezultat i zgjedhjeve. Në fushatën time kam qenë më i fokusuar në Kombinat dhe kam bërë shumë takime në ato zona ku kam pasur një njohje më të madhe, siç ishte edhe Vora, nga ku erdhën votat më të marta në këto zgjedhje për mua si kandidat në listë të hapur të PS, deri më tani.

U ndjeva krenar por edhe shumë mirënjohës, për të gjithë ata që më kanë votuar. Ky është një moment shumë emocionues, që e përjetoj për herë të parë.

Nuk kam komunikuar ende me kryesocialistin Edi Rama, por kemi kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qarkut.

Pres të marr ende vota nga diaspora, zona e Kamzës, Kombinati”, u shpreh zoti Gonxhja. m.p.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV