Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 163 nga 422 kuti votimi.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 22,722 vota, duke përfaqësuar 55.2 të votave.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar deri më tani 14,117 vota, që përbëjnë 34.3% të votave.
Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, e cila ka grumbulluar 1,545 vota, që përfaqësojnë 3.8% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 22,722 vota – 55.2%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 14,117 vota – 34.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,545 vota – 3.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,091 vota – 2.6%
Partia Mundësia – 862 vota – 2.1%
Lëvizja Bashkë – 349 vota – 0.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 291 vota – 0.7%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 73 vota – 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 58 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) – 46 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 29 vota – 0.1%./e.s