Balluku ironizon PD: Shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate, teksa pritet edhe numërimi i votave të Diasporës, ku rezulton se vetëm koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” mund t’ia rrezikojë fitoren historike, duke qenë ende në lojë për një mandat.

Pas përfundimit të kutisë së fundit në KZAZ 60, për mediat foli drejtuesja politike e PS në këtë qark, Belinda Balluku e cila u shpreh e lumtur për tejkalimin e pritshmërive në mandate dhe shprehu vlerësim për procesin që ka vijuar pa problematika dhe ndërprerje.

Balluku nuk e kurseu një goditje për rivalët e saj nga Partia Demokratike, duke thënë se “të të heqin mandate nga lista e mbyllur duhet të jetë shokuese”.

“Gjithçka ka shkuar mirë në një proces model pa problematika, pa ndërprerje, ndaj unë gjej rastin të falënderoj të gjithë trupën që e administroi, të majtë dhe të djathtë. Sa i përket rezultatit kemi qenë të përgatitur për një rezultat të thellë sepse PS nuk punon kuturu me thënë të drejtën. Ne punojmë në një mënyrë me takime, tryeza dhe fryma ndihet. Kemi qenë të përgatitur për 11 mandate por mandati i 12-të është realizim i një dëshire që me të vërtetë unë jam shumë e lumtur. Me kutitë që janë numëruar tani PS është mbi 63% në rang qarku. PD është në 25%, duke parë edhe trendin e Diasporës, PD nuk ka më asnjë shans për të marrë mandat tjetër në këtë qark. Është fitore historike për ne dhe humbje historike për ta”, tha Balluku.

E pyetur nëse është përshëndetur apo ka shtrënguar duart me ndonjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ajo tha nuk i ka parë në terren, ndërsa i ftoi të reflektojnë dhe të kuptojnë si fitohen garat.

Lexo edhe :  Agron Shehaj mbyll fushatën në Tiranë/ Ne nuk shitemi! “Mundësia” në krahë të shqiptarëve

“Nuk mbaj mend të kem shtrënguar duart me ndonjë, pasi nuk i shtrëngojnë duart demokratët asnjëherë. Herën e fundit që ne kemi dal të humbur nga një KZAZ ishte 2011. Ne na buron gjithë forca dhe mënyra e organizuar siç duhet të punojë një parti është nga vjedhja flagrante e 2011. Aty mësuam se PD nuk dinte të fitonte ndryshe por vetëm duke vjedhur, ndaj ne që nga ajo kohë kemi punuar për t’u organizuar në terren. Kandidatët tanë për deputetë kanë shtrënguar duar me këdo, janë ulur në tryezë me këdo. Kjo është diferenca mes PS dhe PD. Nuk qëndron asgjë nga gjërat e tjera që thonë. Krahasoni se kush e drejtoi këtë fushatë dhe qarqet për PD dhe këtu do e gjeni përgjigjen dhe do ta gjejë vetë PD se nuk po di nga vjen kjo fitore”, u shpreh Balluku. m.p.

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për tifozët…

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen...

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e të burgosurve në burgun 313. Kreu...

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

Lajme të tjera

Web TV