Burgjet bëhen ‘rozë’ për zgjedhje, PD fiton vetëm votat nga të dënuarit e Reçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët kanë triumfuar edhe në 15 qendrat e posaçme ku kanë votuar të burgosurit, ndërsa PD ka marrë mbështetjen vetëm nga burgu i Reçit.

Në burgun 313 në Tiranë, kanë votuar 364 të burgosur, ku 17 prej tyre e kanë bërë votën të pavlefshme. Në këtë burg ku vuajnë dënimin ose janë në paraburgim ‘bosët e krimit’ dhe politikanët e hetuar nga SPAK për korrupsion si Ilir Meta PS ka arritur të marrë 173 vota. Forcë e dytë është PD me 160 vota, më pas është PSD 3 vota, Nisma Shqipëria bëhet 3 vota dhe dy parti të tjera nga 1 votë.

Në burgun e Durrësit, ku ndodhen ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja apo kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i kësaj Ministrie Alqi Bllako kanë votuar 198 të burgosur, dhe kanë rezultuar 13 vota të pavlefshme. Edhe këtu PS ka fituar e cila ka marrë 148 vota, ndjekur nga PD me vetëm 34 vota. Kurse 3 forca të tjera politike të reja kanë marrë secila nga një votë. Por në këtë qendër votimi të burgut të Durrësit dolën 2 vota më tepër se numri i votuesve.

Në burgun e Fierit ku ndodhen të burgosur VIP si Ervin Salianji i PD-së kanë votuar 374 të persona, me 12% të votave të pavlefshme. Socialistët kanë fituar me 217 vota, ndjekur nga 92 vota të PD-së. Forcë e tretë në këtë burg është partia “Mundësia” që ka marrë 8 vota.

Edhe në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë ku vuajnë dënimin anëtarë të grupeve kriminale, socialistët kanë fituar. Nga 204 vota në total PS ka marrë 120 dhe PD 49 vota.

Lexo edhe :  KQZ tregon 7 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

Edhe në burgun e sigurisë së lartë në Peqin PS ka fituar me 73 vota për Partinë Socialiste, ndërsa PD ka marrë 15 vota dhe 2 vota PSD.

Të paraburgosurve PD u pati premtuar lirim, madje edhe shpërblim për ata që kanë qëndruar në burg pa meritë, por mesa duket ky premtim nuk i ka bindur dhe zgjodhën PS-në.

“Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Evropë dhe nga më të zezat në botë. Mban në burgje 68% të të gjithëve popullatës së burgjeve është në paraburgim, nuk ka dëshmi madhore torture se sa kjo. Në këtë vend ka pushuar prezumimi i pafajësisë.

Garantoj se ato ditë burgu pa meritë do shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur”, tha Berisha më 21 prill.

Në total në të gjitha qendrat e votimit të posaçme kanë votuar 2,838 persona të dënuar dhe të paraburgosur, ndërsa 1357 të tjerëve, këtë të drejtë ua mohoi dekriminalizimi. m.p.

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për tifozët…

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen...

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e të burgosurve në burgun 313. Kreu...

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

Lajme të tjera

Web TV