Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen që do të mbetet sekrete.
Ceremonia do të zhvillohet midis 24 dhe 26 qershorit, me çiftin që tashmë ka rezervuar hotelet më luksoze në Venecia për afërsisht 200 mysafirët e tyre. Ndërkohë, sipas gazetës Sun, datat rreth dasmës janë bllokuar për dy javë.
Mbresëlënës është fakti që ceremonia mund të zhvillohet në një teatër të hapur, një mjedis jo shumë i zakonshëm për dasma. “Arsyeja është se teatri është rinovuar dhe do të jetë diçka unike.” “Të gjithë po flasin për këtë martesë, do të jetë një festë e madhe”, tha i njëjti burim, duke shtuar se Lady Gaga dhe Elton John janë ftuar të performojnë./E.Ç