Gjykata Lezhë lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi.

Të 3 personat janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola 46 vjeç drejtor i arsimit (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve Ladi Ndoja dhe Aamarildo Jushi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm./e.t

Të fundit

Jennifer Lopez pëson dëmtim të rëndë në fytyrë

Jennifer Lopez kaloi disa momente frike, pasi planet e artistes per të drejtuar American Music Awards pothuajse u prishën...

Lezha numëron të gjitha votat për kandidatët, ja emrat që futen në Kuvend

Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton se janë numëruar totali i të gjitha votave preferenciale (245). PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin...

Rrënia e mitit të Ana Bolenës, mbretëresha e Anglisë me origjinë nga “Bolena e Labërisë” 

15 Maj 1536 Nga Leonard Veizi Më 15 Maj të vitit 1536 mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, u gjykua në Londër me akuzën e tradhtisë, kurorëshkeljes...

Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë...

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah...

Lajme të tjera

Web TV