Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë.
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) u rendit e para me 10626 vota ose 53.75 %.
Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kavajë me 7727 vota ose 39.08 %. E treta renditet Partia Socialdemokrate me 384 vota ose 1.94 %.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7727 vota – 39.08 %
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 10626 vota – 53.75%
Partia Mundësia – 357 vota – 1.81%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 279 vota – 1.41 %
Lëvizja Bashkë – 206 vota – 1.04%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 94 vota – 0.48 %
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 32 vota – 0.16%
Lëvizja Atdheu (LA) – 30 vota – 0.15%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota – 1.94 %
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 32 vota – 0.16 %
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 4 vota – 0.02%./e.s