Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës.
Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike, por grupi i ekspertëve të Policisë së Shtetit së bashku me specialistët e shërbimit të MZSH po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota e zjarrit.
Fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur gjithçka, orendi e paisje që ka patur në banesë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese./e.s