16 maji, Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e PD-së do të mbahet më 16 maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu I.

“Grabisin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!”, është slogani i kësaj proteste, e cila vjen vetëm 6 ditë pas zgjedhjeve.

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë për A2 CNN se udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten do të jetë udhëheqës i protestës në orën 17:00.

Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU – Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar – një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota , por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.

Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të BE, ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate do të jenë në Sheshin Skënderbej ku edhe do të zhvillohet samiti. m.p.

Të fundit

E rëndë në Tiranë! 38-vjeçarja i jep fund jetës brenda në makinë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u...

Diaspora/ Mbetet peng vetëm vota e Greqisë, mbyllet për shtetet e tjera!

Ka përfunduar numërimi i votës së diasporës në të gjitha shtetet, por 53 mijë votat e emigrantëve të Greqisë kanë mbetur ende peng,...

Rama publikon pamjet nga ambienti ku do të zhvillohet Samiti: Shtëpia e Europës…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej, Tiranë. Kreu i qeverisë e...

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Lajme të tjera

Web TV