“A s’ju vjen zor, do iu ngecë në fyt”/ Plas sherri live në emision mes Bozdos e Çuçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vota e diasporës dhe pretendimet e PD për krime në zgjedhje u bënë “sebep” për debate dhe tensione në studion e emisionit “Opinion”.

Një pyetje e Ornela Çuçit e cila u ndërpre nga demokrati Enno Bozdo, ka nxitur më pas debatet mes njëri-tjetrit, për paaftësi dhe pa zotësi.

“S’keni parë gjë akoma do iu ngecë në fyt…”, u dëgjua Bozdo të thoshte. “Nëse jeni të paaftë hapni krahun, keni 2 vjet që bëni protesta e s’keni arritur gjë, vetëm sa na keni bllokuar rrugët”, ia kthen Çuçi.

“Ju kërkojmë shumë ndjesë”, ia pret Bozdo me ironi.

Ornela Çuçi: Tani këto 600 mijë votat që ka hequr kjo qeveri dhe ju e keni thënë me të madhe në këto 12 vitet e fundit. 600 mijë njerëz i ka detyruar kjo qeveri që të ikin. Ju pse nuk ishit të aftë që t’i sillnit të votonin të paktën me këtë postën DHL. Nëse ju jeni të paaftë, pse nuk e hapni krahun që këtë hapësirën e 200 mijë votave të shqiptarëve atje që variojnë sa lart – poshtë, ta marrë dikush tjetër që e meriton, që mund ta mbajë dhe që mund t’i dalë zot.

Eno Bozdo: Faleminderit për pyetjen, jeni plotësisht në skenar. Për çfarë ka ndodhur fajin nuk e ka mazhoranca, por e ka opozita. Ky është skenari i debatit tuaj, patjetër për pyetjen… Mirë unë që s’po dal dot për zot këtyre votave, por ju more a keni ndonjë pikë zori që këta 1 milionë shqiptarë i përzutë dhe pasi i përzutë po vendosni njerëzit e tyre këtu, për të marrë votën e tyre andej dhe me lekët e mia dhe lekët e tua, e kam parë gjithë administratën në Greqi. Unë 1 jam, por ju s’ju vjen zor që çoni gjithë administratën në Greqi…

Ornela Çuçi: Jo zotëri ti nuk je 1 njeri, je 1 parti, ke 500 mijë vota shqiptare që përfaqëson. Nëse nuk i përfaqëson dot hap krahun që t’i përfaqësojë dikush tjetër.

Eno Bozdo: Jo krahun nuk e hap unë. Krahun duhet ta hapë krimi e vetëm krimi. Unë nuk e hap krahun, edhe sikur 1 të ngelen unë nuk e hap krahun. Nuk dorëzohem as unë dhe as miqtë e mi. Ju vazhdoni e keni për të parë se çfarë do ndodhë, kjo kafshata e madhe ka për t’iu ngecur në fyt.

Ornela Çuçi: Keni qenë në protesta në dy vitet e fundit, por gjë nuk keni arritur me thënë të drejtën. Vetëm se na keni bllokuar rrugën, gjë tjetër nuk keni arritur.

Eno Bozdo: Na falni shumë që ju kemi bllokuar rrugën! Ju kërkojmë ndjesë!/E.T

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV