“Europa, mbarë nga nesër në Tiranë!” Rama zbulon detaje për Samitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje ekskulzive këtë të mërkurë, teksa mbante fjalimin e fitores, për Samitin e Europian që do të mbahet në datë 15 dhe 16 Maj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai tha se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vijë i pari nesër për një vizitë bilaterale historike në Shqipëri, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron do të largohet i fundit, pasi do të qëndrojë në Tiranë për vizitën e dytë bilaterale.

“Europa mbarë do zbresë në këtë shesh duke filluar nga nesër më tërë udhëheqësit e saj. Kryeministri i Britanisë së Madhe vjen i pari, me një vizitë bilaterale, e para në histori. President ii Francës largohet i fundit, pasi do të qëndrojë për një vizitë të dytë bilaterale në Shqipëri.

Pastaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më krenar si Europa e Ballkanit, që do të jetë lajtmotivi, inspirimi, burimi i të gjitha energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste falenderoi për herë të disatë shqiptarët që i besuan forcës politike që ai drejton, mandatin e katërt radhazi.

“Shumë faleminderit, shumë mirënjohje, përulësisht respekt për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji nuk do e lëmë pa e shkrirë pa jua kthyer mbrapsht atyre dhe gjithë Shqipërisë”, përmbylli kryeministri. m.p.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV