Fajet i ka politika dhe jo populli!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Daci

Asnjëherë një popull nuk është fajtorë edhe kur ai sundohet nga një diktaturë. Populli shpesh është viktimë e një politike të gabuar dhe e mungesës së shpresës. Boll fajësuat popullin! Fajin e kanë politikanët që keqpërdorin emrin e popullit në paaftësinë e tyre për të krijuar shpresë

– Mos e përdorni dështimin e një politike që ka mbaruar punë duke tentuar me përçarje Veri-Jug! Një lider i vërtetë është ai që e forcon bashkimin përmes ideve dhe qëndrimeve duke u kthyer një alternativë serioze

– Politikanët që luftojnë për interesat e tyre dhe pushtetin e tyre si të mirë finale personale duhet të heqin dorë që të flasin në emër të qytetarëve, qoftë kur fitojnë apo edhe kur humbin

– Dështimet në politikë janë rezultat personal, strategji e gabuar, model i gabuar dhe këto nuk duhet t’i faturohen popullit

– Hiqni dorë nga ideja se politika është “tokë e zanun”. Politika është niveli më i lartë i mirë administrimit të “Publikes”. Kushdo që dështon në këtë mision ka vetëm një rrugë, që të largohet dhe të krijojë hapësirë për të tjerët që kanë më shumë vullnet, energji dhe mbi të gjitha patriotizëm duke e konsideruar politikën një mision ndaj vendit dhe jo një shërbim ekskluzivë për pushtetin individual

– Ata që fajësojnë popullin për dështime personale nuk meritojnë më të kenë angazhim politik/publik dhe të kenë një shans të ri për të vazhduar në lidership

– Asgjë nuk është e përhershme e aq më pak në politikë. Çdo politikan që dështon duhet të mbajë përgjegjësi për veten dhe për bashkëpunëtorët. Dështimi është individual dhe suksesi është i të gjithëve. Ky është një ligj i hershëm i lidershipit sa vetë njerëzimi.

Lexo edhe :  Fajin e ka Rama!

– Liderët janë të përkohshëm në kohë dhe në hapësirë, kauzat janë të përhershme

– Shqiptarët nuk meritojnë të fajësohen, por të kenë një alternativë dhe një lider që është pranë tyre duke i orientuar dhe shoqëruar në një udhëtim më dinjitoz me të një të ardhme të merituar

– Zgjidhja është e thjeshtë: në vend që të zëvendësojmë një popull- mision i pamundur- të zëvendësojmë lidershipin me një më të mirë, të drejtë që qytetarët i konsideron të parët

– Shqipëria ka parë shumë politikanë, por pak shtetar dhe lider! Më shumë se kurrë kemi nevojë për shtetar!

Të fundit

Ambasada amerikane mesazh për shtetet anëtare në NATO: Duhet të rrisni shpenzimet…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë me një postim në rrjete sociale ka shpërndarë një mesazh referuar NATO-s...

Lapaj tha se do ta pasonte mandatin në Tiranë, Shabani tregon se cili do hyjë në Kuvend

ndri Shabani në një lidhje live për emisionin maratonën në Top Channel “Shqipëria Vendos” komentoi deklaratën e bashkëpunëtorit të tij Adriatik Lapaj se nëse...

Një mandat më shumë në Shkodër,’Neomalësorja’:Do fokusohem të turizmi dhe zhvillimi rural

Me votat e numëruara brenda vendit, PS siguron 4 mandate në qarkun Shkodër, duke i marrë një PD-së nga zgjedhjet e vitit 2021. Por...

Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në hije” të Rusisë, ndërkohë...

Vota preferenciale në Korçë, ndryshon emri i deputetit fitues të PD

Pas numërimit të 352 nga 422 kutitë e votave preferenciale në Qarkun e Korçës, janë përcaktuar emrat që pritet të përfaqësojnë këtë qark në...

Lajme të tjera

Web TV