Rama, takim me mbështetësit pas fitores: Kemi bërë arritje historike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën sfondin e këngës së fushatës, kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mbërriti në sheshin “Skënderbej”, ku u prit nga mbështetësit pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Duke folur para qytetarëve në sheshin Skënderbej Rama tha se Shqipëria zgjodhi yjet dhe jo kapelen fake.

“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele false, Shqipëria zgjodhi dritën. Me zërin tonë dhe me radio të vjetra, me disa tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time, kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thënë, sesa çfarë është për mua kjo fitore,” tha Rama.

“Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira për ta bërë siç është kjo fitore ku kemi bërë një arritje historike”, tha Rama duke falenderuar shqiptarët për votën.

Rama përmendi edhe prindërit e tij, duke thënë se shpreson t’ia bëjnë hallall që kundërshtarët e tij politikë i kanë përmendur dhe se beson që po e shohin nga lart, krenarë për arritjet e tij.

Rama tha se këtë fitore sipas tij me notën 10 e kishte ndjerë që më përpara. m.p.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV