A ndikuan zgjedhjet? Çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë.

Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98 lekë duke pësuar një luhatje të lehtë përgjatë këtyre ditëve. Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek sipas Bankës së Shqipërisë që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar

Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme. Aktorët e tregut nuk presin ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim, edhe pse tashme nis fluksi i turistëve të huaj.
Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre. Ndërkohë që rikonfirmimi i qeverisë në zgjedhjet parlamentare krijon më shumë siguri në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.

Ndërkohë që përfundimi i fushatës përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut. Vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të transaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.

1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti. Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turizmin, remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirmuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar./e.s

Të fundit

Misteri: Avionët që dërgoi fshehurazi Kina në Iran, pas sulmeve të Izraelit

The Telegraph Një ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin të premten, një aeroplan mallrash u nis nga Kina. Të nesërmen, një...

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Shkak...

Izraeli ka ndërmarrë një rrezik të guximshëm, por të llahtarshëm

The Economist Për tre dekada, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh i jashtëm për Izraelin është Irani. Dhe asnjë kërcënim...

Ngrihet “Lockheed F-117 Nighthawk”, avioni i parë i padukshëm nga radarët

18 qershor 1981 Në fund të viteve 1970, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po kërkonin mënyra për të depërtuar në mbrojtjen ajrore armike...

I ndërtuar brenda një mali/ Çfarë dihet për impiantin bërthamor të Iranit

Pesë tunele të gërmuara në një grup malesh, një strukturë e madhe mbështetëse dhe një perimetër i gjerë sigurie: Kjo është gjithçka që mund...

Lajme të tjera

Web TV