Ekstradohet nga Greqia Altin Merdari! 46-vjeçari i dënuar për shitje droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

46-vjeçari, vitin 2015, në bashkëpunim me shtetasit P. Sh. dhe G. I., transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë. Nga të shtënat u dëmtua shtetasi G. I.. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.

Gjithashtu, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Fatmir Isollari, 58 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndës narkotike Kokainë, kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

Po ashtu u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Romës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese; si edhe shtetasi A. A., 27 vjeç, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./e.s

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV