Lufta për çdo votë në Fier, Celibashi i bashkohet numëruesve për zarfet e Diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave.

Kjo për shkak se Partia Socialiste e cila ka marrë 12 mandate, po lufton për çdo votë me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, e cila pretendon një mandat.

Nga numërimi i 587 kutive dhe 16 mijë zarfeve të diasporës (gjithsej janë 26 mijë), PS-ja kryeson qarkun me 107602 vota, ose 63.14 %, ndërsa PD-ja ka marrë 41883 vota, ose 24.58 %.

Por performanca e mirë e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj veçanërisht në Diasporë, ka bërë që kjo forcë politike të pretendojë një mandat në Fier.

Sipas të dhënave të KQZ-së, votat e konvertuara në formulë, tregojnë se Lapajt i duhen 359 vota më shumë për të marrë mandatin.

Lufta për çdo votë në Fier ka bërë që edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi të shkonte mbrëmë në Parkun Olimpik ku po numëroheshin votat e diasporës./e.s

Të fundit

Justin Bieber thyen heshtjen për Diddy, a ka qenë viktimë e tij?

Mes valës së akuzave të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, emri i Justin Bieber u përfshi në spekulime që...

Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për...

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka informuar gazetarët ukrainas për...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

Lajme të tjera

Web TV