Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut! Më 14 maj 2025, Unipol Forum në Milano u mbush me 16 mijë fansa shqiptarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë, për të parë një nga koncertet më të mëdha shqiptare jashtë kufijve: Alban Skënderaj live.
Arena e famshme u shndërrua në një epiqendër emocionesh shqiptare. Alban Skënderaj solli një performancë të lartë, që ndërthurte muzikën, kujtimet dhe krenarinë kombëtare.
Në skenën u ngjitën disa nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare: Ledri Vula, Miriam Cani, Elgid Doda dhe TrueCapo, duke krijuar së bashku një mbrëmje të mbushur me energji, ritëm dhe emocion./E.Ç