Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili e nis zyrtarisht punën në orën 11:00, për të përfunduar më pas në orën 18.30 me konferencën përmbyllëse.

Pjesa dërrmuese e tyre, do të mbërrijnë në Tiranë që sot. Drejtuesit më të lartë të BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta dhe përfaqësues për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sot ka mbërritur në Tiranë edhe kryeministri britanik Keir Starmer, në kuadër të një vizite zyrtare.

Ditën e sotme, do të mbërrijnë në Tiranë në kuadër të samitit liderët e shteteve: Maqedonia e Veriut, Andora, Qipro, Azerbajzani, Polonia , Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Holanda, Finlanda, Lituani, Spanja, dhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Edhe Greqia do të përfaqësohet në nivel presidencial.

Nesër pritet të vijnë liderët e vendeve: Belgjika, Austria, Turqia, Hungaria, Koraci, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Franca dhe Ukraina. Çdo 5-10 minuta nesër në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë nga një delegacion. Mësohet gjithashtu se gjatë samitit pritet të firmoset edhe një marrëveshje me Italinë në fushën e shëndetësisë.

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT
10:00 – Mbërritje
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritesi i radhës)/e.s

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Baçi ia faturoi...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Lajme të tjera

Web TV