Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Korçës nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica, 30 dhe 24 vjeç, banues në lagjen nr. 14 të qytetit, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni dyshohet se ka nisur prej disa javësh, ndërsa arrestimi i tyre është bërë këtë të enjte në kushte flagrance.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe mjetet e përdorura nga të arrestuarit, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike, përfshirë kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. m.p.