PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për zarfet e votave të ardhura nga Greqia.

Kujtojmë se KAS pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mos veçuar votat e diasporës nga Greqia.

“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njoftoi KAS.

PS kërkoi nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që parashikon që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.

Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që kanë kthyer zarfin në Shqipëri, me 53,209 zarfe.

PD gjatë të gjithë kohës ka denoncuar parregullsi me votën e diasporës në Greqi, se votuesve nuk i kanë mbërritur zarfet me votat./e.s

Të fundit

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Foto dhe emri: Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted". Shpendi Malo...

Rudina Hajdari: Jua them unë se çfarë duhet të bëjë PD tani

Rudina Hajdari, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se Sali Berisha “duhet ta kishte mbyllur...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk ka mundur të bindë liderët e partive politike për të zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve, Kuvendit dhe...

Lajme të tjera

Web TV