Putin dhe Trump ndryshojnë mendje, nuk marrin pjesë në bisedimet për paqen në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump nuk do të marrin pjesë në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë që do të mbahen të enjten në Stamboll, pavarësisht se ishte vetë Putin që i propozoi ato pa kushte paraprake.

Rusia do të përfaqësohet nga një delegacion teknik i kryesuar nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Alexander Fomin. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe emisarë të tjerë të lartë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se do të marrë pjesë në bisedime vetëm nëse edhe Putin merr pjesë personalisht. Ai ishte rrugës për në Turqi të mërkurën në mbrëmje, por ende nuk kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Si Ukraina ashtu edhe SHBA mbështesin një armëpushim 30-ditor, ndërsa Rusia kërkon që më parë të diskutohen kushtet. Mungesa e Putinit dhe Trumpit ul ndjeshëm pritshmëritë për një përparim të madh në fundin e luftës që nisi në shkurt 2022.

Këto janë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes palëve që nga marsi i vitit 2022, po ashtu në Stamboll. Rusia kontrollon tani rreth 20% të territorit ukrainas dhe nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për lëshime të mëdha. /e.s

Të fundit

“Paqe minimaliste” në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të burgosurit e luftës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov...

Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

Një stuhi e madhe breshri dhe shiu ka goditur Spanjën Jugore, duke mbuluar me akull plazhet e njohura turistike dhe duke përmbytur rrugët në...

Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton “filmin”

Vinicius Junior po negocion ende për rinovimin e kontratës me Real Madridin, por po bën lojë të dyfishtë, sepse agjentët e tij po flirtojnë...

“Kisha vënë bast”, Stresi zbulon takimin me Noizyn pas Zgjedhjeve

I ftuar në TAR, Stresi foli për karrierën e tij, planet e afërta muzikore dhe sigurisht, si gjithmonë kur bëhet fjalë për Stresin, për...

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Edhe Kolegji Zgjedhor i hapi dritën jeshile numërimit të votave të Greqisë, i cili vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së, duke lënë në fuqi...

Lajme të tjera

Web TV