“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për kandidatët dhe për diasporën.

Partia “Mundësia” ishte një risi politike e zgjedhjeve të 11 majit, teksa deri tani ka siguruar 2 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës, për njërin prej të cilëve PD-ja lufton që t’ia marrë.

Kreu i kësaj partie, Agron Shehaj, dha sot një prononcim nga Parku Olimpik në kryeqytet ku po numërohen votat e diasporës, teksa u shpreh se ishte i përqendruar tek partia që drejton dhe jo tek humbja e PD-së, për të cilën do fliste më vonë, pasi të përfundonin proceset e numërimit.

“Procesi duhet parë edhe një herë nga fillimi. Unë tani jam shumë i përqendruar në rezultatin përfundimtar të partisë “Mundësia”, kur të kemi rezultatin përfundimtar do flasim pastaj”, tha ai.

I pyetur në lidhje me akuzat që i vinin si nga Rama ashtu edhe nga Berisha, teksa ky i fundit i ka akuzuar se po bënin “opozitën e opozitës”, Shehaj u përgjigj:

“Edi Rama ka 12 vjet, mos themi 25 vjet që përfiton nga Shqipëria për atë punë, kështu që nuk është ndonjë ndryshim i madh. Është çështje këndvështrimesh. Unë kam kërkuar të flas me qytetarët dhe të kërkoj besimin e tyre, votën e tyre, për t’i përfaqësuar në mënyrën më të duhur dhe më të mirë të mundshme”. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV