Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi.

Shkak për konfliktin u bë kontestimi i një vote në të cilën ishin shënuar dy kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit kërkuan që kjo votë të njihej në favor të tij, çka solli debat dhe përplasje fizike me Sekretarin e KZAZ. Në incident janë përfshirë katër persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar nga policia.

Ndërkohë, brenda një automjeti që ndodhej në perimetrin e KZAZ-së, është vërejtur një çantë me para, çka ka ngritur dyshime të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjithë dinamikën dhe për të identifikuar përgjegjësit. m.p.

Të fundit

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin...

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi...

Rama në Forumin ndërkombëtar FII: Rezultatet na japin kënaqësi, por edhe na tmerrojnë!

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar për atë që është...

Goditi komisionerin në Kashar, lihet në burg Rei Nozlli

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Rei Nozllin, i cili goditi komisionerin në KZAZ 30 në Kashar, dy ditë më parë....

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit!

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9...

Lajme të tjera

Web TV