Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Anila Denajn dhe Kejsi Elezin.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.

Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

Lista e PS- 19 mandate

Edi Rama (listë e mbyllur)

Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)

Lexo edhe :  Fillon Etapa e Dytë e 'Giro d'Italia', Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

Elisa Spiropali (listë e mbyllur)

Lindita Nikolla (listë e mbyllur)

Taulant Balla (listë e mbyllur)

Adea Pirdeni (listë e mbyllur)

Albana Koçiu (listë e mbyllur)

Igli Hasani (listë e mbyllur)

Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)

Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)

Iris Luarasi (listë e mbyllur)

Erion Malaj (listë e mbyllur)

1 Blendi Gonxhja 15693

2 Ervin Hoxha 12863

3 Erion Braçe 11613

4 Fatmir Xhafaj 8512

5 Ornaldo Rakipi 6129

6 Anila Denaj 4321

7 Kejsi Elezi 3944

Lista e PD- 13 mandate

Sali Berisha (listë e mbyllur)

Flamur Noka (listë e mbyllur)

Albana Vokshi (listë e mbyllur)

Belind Këlliçi (listë e mbyllur)

Tedi Blushi (listë e mbyllur)

Jozefina Topalli (listë e mbyllur)

Fatmir Mediu (listë e mbyllur)

Edi Paloka (listë e mbyllur)

Erisa Xhixho (listë e mbyllur)

Mesila Doda (listë e mbyllur)

Klevis Balliu (listë e mbyllur)

Besart Xhaferi (listë e mbyllur)

Jorida Tabaku 11855/ Ilir Alimehmeti 10858

Mundësia- 2 mandate

Agron Shehaj (listë e mbyllur)

Erald Kapri (listë e mbyllur)

PSD 1 mandat

Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)

Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat

Adriatik Lapaj 1112 vota

Lëvizja Bashkë- 1 mandat

Redi Muçi (listë e mbyllur)

Të fundit

Taulant Balla flet për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar...

Përplasja në KZAZ e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve...

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe e 'Shkodra Elektronike' ka zgjedhur të jetë diskrete për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli...

Shuhet pediatri i njohur i QSUT/ Humbi jetën teksa i shërbente fëmijëve të sëmurë

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (14 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj. Ikja e mjekut nga kjo...

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori (EMRI)

Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar,...

Lajme të tjera

Web TV