3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se sa një përvojë e fundit apo një debat në lidhje. Shpesh, ato lidhen me mënyrën se si je rritur – dhe veçanërisht, me raportin që ke pasur me babain tënd.

Nëse nëna është figura tradicionale e dashurisë dhe mbështetjes, atëherë babai është (ose pritet të jetë) baza e vetëvlerësimit, sigurisë dhe mbështetjes emocionale. Sipas psikologëve, mënyra se si sillesh si i/e rritur mund të reflektojë drejtpërdrejt ndikimin që ka pasur babai yt gjatë fëmijërisë.

Ja 3 zakone psikologjike që ndoshta i ke marrë nga babai yt, pa qenë fare i/e vetëdijshme për këtë:

1. Mënyra si e percepton veten dhe vlerën tënde

Nëse je ndjerë i/e vlerësuar nga babai vetëm kur kishe arritje – nota të mira, sjellje të “rregullt”, apo suksese në sport – atëherë ka shumë mundësi që ke mësuar se vlera jote lidhet vetëm me performancën, jo me atë që je në thelb.

Psikoterapistja Kaytee Gillis thekson se mungesa e dashurisë pa kushte nga prindërit mund të krijojë ndjesinë se bota është një vend i pasigurt, ku çdo gabim ndëshkohet me refuzim. Kjo mund të çojë në vështirësi me vetëbesimin, ndjenjën e pranimit dhe frikën nga braktisja.

2. Stili yt i lidhjes në marrëdhënie romantike

Sipas teorisë së lidhjes (attachment theory), nëse babai yt ka qenë emocionalisht i pranishëm, i ngrohtë dhe i qëndrueshëm, mund të kesh zhvilluar një stil të sigurt lidhjeje – je i/e aftë të jesh afër njerëzve pa u ndjerë i/e rrezikuar.

Por nëse ai ka qenë i ftohtë, kritikues ose i paparashikueshëm, atëherë ndoshta ke zhvilluar një stil lidhjeje ankthioze ose shmangëse. Ndoshta kërkon afërsi, por në të njëjtën kohë ke frikë të lëndohesh, kështu që shtyn njerëzit larg si një mënyrë për t’u mbrojtur.

Lexo edhe :  Burrat i urrejnë shumë këto pyetje

3. Si i menaxhon (ose i shtyp) emocionet

Nëse je rritur me një baba që shpërthente në zemërim ose që nuk shfaqte kurrë emocione, ka mundësi të kesh mësuar të shtypësh ndjenjat ose të shfaqësh emocionalitetin në mënyra ekstreme. Fëmijët mësojnë më shumë duke parë sjelljet e prindërve sesa nga ajo që u thuhet.

Profesorja e psikologjisë Abigail Gewirtz shton se mënyra si prindërit i përballojnë emocionet e veta, si i reagojnë emocioneve të fëmijëve dhe sa flasin për to, formëson ndjeshëm mënyrën se si fëmijët do ta përjetojnë botën emocionale si të rritur.

Si të thyesh modelet që nuk të shërbejnë më?

Nëse ndihesh i/e mbërthyer në modele që nuk të ndihmojnë, është në rregull ta pranosh – dhe është gjithashtu në rregull të kërkosh ndihmë. Ndryshimi fillon me ndërgjegjësimin. Ndërsa edukimi emocional nuk vjen gjithmonë nga shtëpia, ti mund ta ndërtosh vetë./E.Ç

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV