A do ta japë dorëheqjen Sali Berisha? Kjo është përgjigjja e Jozefina Topallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesia politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli thotë se vendimet nuk merren në momente të vështira mërzie, qoftë në jetë dhe në politikë. Këtë përgjigje ajo e ka dhënë teksa është pyetur nëse do të japë dorëheqjen Sali Berisha.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton një rezultat të 2001 kur ishte fenomeni i Durrësit, ku nga një zonë kanë dalë 12 deputetë dhe kujtoj se pas kësaj njerëzit ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është për të mos marrë vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si për jetën ashtu edhe për politikën”, tha Topalli.

Në vijim ajo u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Arestina Skënderi nëse do të respektohet neni në statutin e PD që përcakton se kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast humbjesh në zgjedhje.

“Përpara se të bënit këtë pyetje ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh në një moment kur të jesh më i qetë për të mos gabuar”, ishte përgjigja e zyrtares së lartë të Partisë Demokratike.

Jozefina Topalli ka qenë mes zyrtarëve të lartë demokratë që po marrin pjesë në protestën që po zhvillohet në Tiranë, pranë Sheshit Skënderbej, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe po marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. m.p.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV