Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete.
Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. m.p.