Në një verë që të gjithë do të betoheshin se do t’i kalonin pushimet në bregdet, të dhënat e fundit të fluturimeve nga Mastercard tregojnë një histori krejt tjetër. Kryeqyteti japonez, Tokio, ka rrëmbyer kurorën si destinacioni më i kërkuar për verën 2025, duke lënë pas edhe qytetet klasike turistike si Bangkoku apo Parisi.
Mastercard analizoi rezervimet e fluturimeve përmes të dhënave nga Udhëzuesi Zyrtar i Linjave Ajrore, duke krahasuar vitin 2019 me 2024-ën. Rezultati? Një zhvendosje interesante e dëshirave të udhëtarëve nga plazhet tropikale, drejt qyteteve urbane me kulturë, teknologji dhe çmime të favorshme.
Pse pikërisht Tokio?
Ekspertët mendojnë se një nga faktorët kryesorë është zhvlerësimi i jenit, që e ka bërë Japoninë më të përballueshme financiarisht për turistët ndërkombëtarë. Gjithashtu, oferta e pasur kulturore dhe festivale ikonike verore si Festivali i Fishekzjarrëve të Lumit Sumida, që mbahet të shtunën e fundit të korrikut, e bëjnë Tokion një përvojë të paharrueshme.
Në vend të dytë në listën e destinacioneve me rritje më të madhe u rendit Osaka, një tjetër qytet japonez i famshëm për kuzhinën rrugore dhe jetën e natës. Ndërkohë, Parisi, gjithmonë një klasik, këtë vit shfaqet në vend të tretë një tregues se pushimet urbane po bëhen gjithnjë e më të preferuara.
Destinacionet më të mira verore në 2025:
1.Tokio
2.Osaka
3.Paris
4.Shanghai
5.Palma De Majorca
6.Seul
7.Pekin
8.Madrid
9.Rio de Janeiro
10.Singapore
11.Nha Trang
12.Reykjavik
13.Fukuoka
14.Hurgada
15.Sharm El-Sheikh/E.Ç