Elisa Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit, presidenten e Parlamentit Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Spiropali e priti Metsolan në hyrjen ceremoniale të Kuvendit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Takimi mes tyre ka ardhur në prag të samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet sot në Tiranë.

Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare./e.s

Të fundit

Laç / Përplasen dy makina, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e...

Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, inspektojnë shkollën franceze të kodimit

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të...

VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Deputetët e Partisë Demokratike duket se harruan me kë e kanë betejën e tyre politike dhe në protestën e së premtes u sollën ashpër...

Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot në Tiranë: në njërën, 52...

Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri, gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV