Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për armëpushim pa kushte, të bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Ukraina dhe partnerët evropianë.

Deklarata e Macron u publikua pas një bisede telefonike që ai pati nga Tirana me presidentin amerikan Donald Trump.

Në vijim të komunikimit, Macron theksoi se Franca dhe aleatët do të vazhdojnë të koordinohen me partnerët evropianë, SHBA-në dhe koalicionin e vullnetarëve për të përcaktuar një përgjigje të përbashkët ndaj situatës.

“Sapo kemi pasur nga Shqipëria një bisedë telefonike me Presidentin Trump. Edhe një herë, Presidenti Putin nuk po i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të bërë nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk e dëshiron paqen dhe se po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën. Në këtë kontekst, ndërsa Komuniteti Politik Evropian mblidhet në një samit në Tiranë, ne do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, me Shtetet e Bashkuara dhe me koalicionin e vullnetarëve për të përcaktuar një përgjigje të përbashkët”, shkruan Macron. m.p.

Të fundit

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

Lajme të tjera

Web TV