Pas më shumë se 3 vitesh, Rusia dhe Ukraina pritet të takohen për bisedimet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia dhe Ukraina do të takohen sot për bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh.

Sipas mediave të huaja, që citojnë shërbimin e Ministrisë së Jashtme turke, në takimin e parë të ditës do të takohen Turqia, SHBA-të dhe Ukraina.

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedimet e tyre të drejtpërdrejta më vonë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve turq.

Takimi i parë është planifikuar për në orën 8:45 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar dhe i dyti për në orën 10:30 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Delegacionet ruse dhe ukrainase pritej të takoheshin dje, por përfaqësia e Rusisë përfundoi duke u takuar me ministrin e Jashtëm të Turqisë në Stamboll mbrëmë.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, për t’u takuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Bisedimet në Stamboll u organizuan pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis palëve ndërluftuese të dielën e kaluar.

Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësit të Kremlinit ta takonte personalisht, por Putin zgjodhi të mos merrte pjesë, duke dërguar në vend të tij, atë që udhëheqësi ukrainas e quajti një delegacion rus “dekorativ” dhe të nivelit të ulët./e.s

Të fundit

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e...

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin...

CNN vlerëson këngën e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision 2025

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket...

Lajme të tjera

Web TV