“Rama e ha Starmer për mëngjes”, mediat angleze: Na e turpëroi liderin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Refuzimi që Shqipëria i ka bërë propozimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, lidhur me pranimin e mundshëm të emigrantëve të paligjshëm, ka dominuar titujt e shtypit britanik këtë të premte, të cilat flasin për një poshtërim të shefit të Downing Street. The Times raporton se, pas “jo”-së së kryeministrit shqiptar Edi Rama, Londra do të hyjë tani në bisedime me deri në 9 vende të tjera lidhur me planet për deportimin e azilkërkuesve.

Në faqen e parë, tabloidi Daily Mail shkruan se Starmer mbeti pa fjalë nga ajo që e quan si “farsa shqiptare”, pasi kryeministri Rama përjashtoi një marrëveshje të mundshme. Sipas medias, ujdia e dështuar është një turpërim për liderin britanik dhe planin e tij për të dërguar azilkërkues në Ballkan, i bërë i ditur në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Siç thuhet, Britania e Madhe po lufton tani për një ujdi të re në Ballkan pas shpërfilljes që mori nga Shqipëria, me bisedime që pritet të përfshijnë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell A2 CNN.

“Edi Rama, një kryeministër i suksesshëm në zgjedhje, por i shënuar nga skandale personale dhe akuza për korrupsion, shkatërroi publikisht ëndrrën e Keir Starmer, duke refuzuar prerë që vendi i tij të kthehet në një qendër për të deportuarit nga Britania e Madhe,” shkruan media tjetër The Telegraph. Sipas saj, Starmer nuk guxoi ta kundërshtonte, dhe kryeministri shqiptar u duk se mund ta “hante atë për mëngjes”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Starmer, kreu i qeverisë shqiptare e përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë skemë, duke thënë se nuk kishte interes të zgjeronte një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte arritur me Italinë. m.p.

Të fundit

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Lajme të tjera

Web TV